BERLIN, 8 maj /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje që të mbrohen vlerat dhe arritjet evropiane kundër populistëve dhe ekstremistëve në zgjedhjet evropiane të qershorit.
Gjatë një fjalimi në Berlin, ajo tha se ”Bashkimi Evropian nuk mund të ndërtohet me shërbëtorë të Kremlinit, përçmues të demokracisë dhe ekstremistë”.
Udhëheqësja e BE-së iu drejtua politikanëve të qendrës së djathtë të kristian-demokratëve (CDU), partia që ajo përfaqësonte si politikane vendase, në një konferencë të partisë kombëtare në kryeqytet.
Kreu i CDU-së, Friedrich Merz siguroi Von der Leyen se ”partia dhe aleatët e saj do të bënin gjithçka në fuqinë e saj për të siguruar që ajo të qëndronte si presidente e Komisionit”.
Von der Leyen etiketoi ”Alternativën për Gjermaninë” (AfD) të ekstremit të djathtë si “zjarrvënëse në shtëpinë evropiane”.
“AfD po bën propagandë për Putinin dhe po spiunon për Kinën përpara zgjedhjeve evropiane. Pra, fillimisht AfD-ja spiunon për njerëzit dhe atdheun. Dhe më pas AfD-ja e tradhton këtë atdhe tek autokratët. Ata duhet të kenë turp për veten”, tha ajo./ /os/






















