Ballina Aktualitet

Shërbimi Legjislativ i Kuvendit, njohje me praktikat më të mira antikorrupsion të Moldavisë

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Shërbimi Legjislativ i Kuvendit të Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, zhvilloi disa vizita studimore në institucione dhe agjenci të Republikës së Moldavisë.

Shërbimi Legjislativ i Kuvendit të Shqipërisë me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD), zhvilloi në datat 15-17 Prill vizita studimore në disa institucione dhe agjenci ligjzbatuese të Republikës së Moldavisë.

Në Parlamentin e Republikës së Moldavisë u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtues të tjerë të nivelit të lartë të administratës.

Në Qendrën Kombëtare Antikorrupsion u zhvilluan takime me Drejtorin dhe drejtues të tjerë të lartë të autoritetit.

Gjithashtu, u organizua një takim pranë Autoritetit Kombëtar të Integritetit me drejtuesit e këtij institucioni.

Qëllimi dhe fokusi i vizitave ishte njohja me praktikat më të mira të procesit antikorrupsion në ligjbërje si dhe njohja me strategjitë dhe metodologjinë antikorrupsion gjatë procesit të hartimit të ligjeve.

Pjesëmarrësit gjatë këtyre takimeve u njohën me qasjet dhe sfidat në procesin e vlerësimit të riskut të korrupsionit gjatë procesit legjislativ, rritjen e kapaciteteve për të kontribuuar në zhvillimin e një kuadri legjislativ të orientuar drejt transparencës dhe integritetit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBotohet nё gjuhёn Braille manuali i ndihmёs juridike falas, për personat që nuk shikojnë
Artikulli tjetërPavijoni shqiptar në Venecia, nis edicioni i 60-të i Bienales së Artit