Ballina Flash

Botohet nё gjuhёn Braille manuali i ndihmёs juridike falas, për personat që nuk shikojnë

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Tiranë, nё bashkёpunim me Shoqatёn e tё Verbёrve dhe Drejtorinё e Ndihmёs Juridike Falas, mundësuan botimin nё gjuhёn Braille tё manualit “Si tё pёrfitojmё ndihmё juridike falas”, i cili do t’u vijë në ndihmë personave që nuk shikojnë.

Manuali do të vihet në dispozicion edhe pranë të gjitha zyrave rajonale të Ndihmës Juridike Falas.

Në një postim në rrjetet sociale të Prezencës së OSBE-së në Tiranë thuhet se përfaqësues të saj u takuan sot me presidentin e Shoqatës së të Verbёrve tё Shqipёrisё, Ardjan Hysa dhe pёrfaqёsues tё tjerё tё shoqatёs, nё mjediset e saj, pёr tё biseduar nga afёr për punёn e tyre dhe sfidat qё hasin nё respektimin e tё drejtave tё personave me vështirësi në shikim.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, Ergys Qirici.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – Duda takon Trump, ndërsa Evropa përgatitet për një mandat të dytë të ish-presidentit
Artikulli tjetërShërbimi Legjislativ i Kuvendit, njohje me praktikat më të mira antikorrupsion të Moldavisë