Ballina Flash

Kurti: Janë liruar 4 nga 5 policët e Kosovës

PRISHTINË, 18 prill /ATSH/ Janë liruar 4 nga 5 policët e Kosovës.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Serbinë se është burim i kërcënimit të rajonit dhe se po kërkon tensione në Kosovë.

Kurti, para kabinetit qeveritar, tha se Serbia si shenjë hakmarrje të votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ndali dhe keqtrajtoi dje qindra qytetarë kosovarë që po kalonin tranzit në Serbi.

Ai tha se zëvendësdrejtori i Policisë nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq po vazhdon të mbahet në paraburgim në Rashkë.

Kurti bëri thirrje Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Evropës, që në mbledhjen e muajit maj të pranojnë Kosovën në Këshill të Evropës.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, angazhim të palëkundur kundër kërcënimeve kimike
Artikulli tjetërMirush Kabashi nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Durrësit”