Ballina Aktualitet

“Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, Balla: Janë ndaluar 33 shtetas të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Policia e Shtetit vazhdon operacionet kombëtare “SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI 2” në të gjithë territorin e vendit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehet se gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit “ka ndaluar 33 shtetas të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale, kryesisht prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, vjedhje, kontrabandë mallrash e tjera. Është ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve në disa raste, fenomen i cili kërkon më shumë angazhim në të gjithë territorin.”

“Gjithashtu falë bashkëpunimit të Departamentit të Policisë Kriminale me Policinë italiane u bë i mundur gjetja dhe ndalimi i një personi shumë të kërkuar, i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare”, shprehet ministri Balla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Cameron u kërkon aleatëve të NATO-s të përmbushin zotimin e shpenzimeve prej 2%
Artikulli tjetërDy portet në Durrës e Porto Romano, APD: Mbrojtje e biodiversitetit dhe infrastrukturës së gjelbër