Ballina Flash

Demo: Asfaltohet rruga e fshatit turistik të Mbreshtanit në Berat

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Mbreshtani, i shndërruar në fshat turistik falë investimit në liqen dhe parkut rreth tij është lehtësisht i aksesueshëm tashmë.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale pamje nga rruga e asfaltuar në Mbreshtan.

“Përfunduam sot asfaltimin e 700 metrave linear. Rruga për të shijuar një bukuri të natyrës mbi të cilën nuk ishte vënë asnjëherë dorë, është literalisht e shtruar”, theksoi Demo.

Kryebashkiaku Demo u shpreh se “është një punë bazike, por që lehtëson jetën e rreth 80 familjeve të zonës, por edhe çdo qytetari të Beratit apo turistëve të shumtë që do vizitojnë liqenin”.

Në liqenin e Mbreshtanit po kryhen punime për rivitalizimin e tij, duke e kthyer atë në një atraksion turistik dhe pikë takimi me natyrën.

Ky projekt përfshin shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrafik droge, SPAK sekuestron pasuri të 2 personave nën hetim
Artikulli tjetërPelikani kaçurrel në proces folezimi, Rama ndan pamjet e veçanta nga Divjakë-Karavastaja