Ballina Flash

Balla: Garantim i sigurisë dhe pastrim i rrugëve nga dëbora në zonat malore

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për situatën e rrugëve pas reshjeve pas reshjeve të borës që përfshinë zonat veriore të vendit prej natës së djeshme.

Balla vuri theksin tek garantimi i sigurisë dhe pastrimi i rrugëve nga dëbora në zonat malore.

“Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore gjithmonë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve nga dëbora në zonat malore”, theksoi Balla.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi situatën e rrugëve, pas reshjeve të borës që përfshinë zonat veriore të vendit prej natës së djeshme.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi i mjeteve po kryhet pa probleme, ndërkohë që mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: 23-vjeçari shqiptar Kledian Leka, i diplomuari i parë i verbër në Universitetin e Parmës
Artikulli tjetërGJENEVË – UNRWA: Asnjë ndihmë në Gazën veriore pavarësisht paralajmërimeve për krizën e urisë