Ballina Flash

Aksion për pastrimin e lumit Osum, Demo: Të ruajmë biodiversitetin

TIRANË, 20 mars /ATSH/ Në qytetin e Beratit nisi sot një aksion për pastrimin e lumit Osum nga mbetjet urbane.

Aksioni u organizua nga bashkia e Beratit dhe kompania SHELL Albania.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se “kujdesi ndaj Osumit është më shumë se një nevojë bazike për të ruajtur biodiversitetin. Ky lumë ka edhe vlera turistike e historike”.

“Punët e mira nuk bëhen vetëm. Bëhen me partnerë, si në këtë e në shumë raste me SHELL Albania, por edhe me çdo qytetar”, tha Demo.

Kryebashkiaku Demo u shpreh se “Osumi është i qytetit dhe i kujtdo që ka kujtime fëmijërie në këtë lumë apo thjesht e shijon sot teksa shëtit në pedonalen e re të Goricës, ose kalon në rrugën kryesore”.

Në prag të sezonit turistik bashkitë në të gjithë vendin vijojnë aksionet për pastrimin e territorit.

Berati tërheq mijëra turistë, ku rrugicat dhe rrugët e tij gjallërojnë nga turistët që eksplorojnë dhe shijojnë qytetin e një mbi një dritareve në çdo stinë të vitit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLajçak tregon se cilat tema do të diskutohen në takimin e ardhshëm Kosovë – Serbi
Artikulli tjetërGrupi parlamentar i PD publikon emrat e anëtarëve të Komisioneve Hetimore