Ballina Aktualitet

Robinson takim me drejtuesit e Policisë: SHBA mbështetje të palëkundur në luftën kundër korrupsionit

TIRANË, 19 mars /ATSH/ Gjatë vizitës në Tiranë, ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson u takua me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Akademisë së Sigurisë.

Në takim u theksua rëndësia e luftës kundër korrupsionit dhe nxitjes së besimit publik, të cilat janë tipare thelbësore të partneritetit të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ndihmëssekretari Robinson shprehu mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e zbatimit të ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe në rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve, transparencës dhe llogaridhënies.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti për shkelje të rënda profesionale
Artikulli tjetërGjykata vendos 7 vite burg për Rozeta Dobin dhe 2.6 vite burg për Alda Klosin