GAZA, 16 mars /ATSH-DPA/ – Furnizimet e para nga Gjermania u hodhën me parashutë në Rripin e Gazës, ndërsa ushtria gjermane filloi misionin e saj humanitar.
Forcat e Armatosura Gjermane ose Bundeswehr kanë vendosur dy avionë transporti C-130 Hercules të stacionuar në Francë në rajon. Çdo avion mund të transportojë deri në 18 tonë ngarkesë.
Avionët fluturojnë nga Jordania, e cila ka nisur lëshimet. Shtetet e Bashkuara dhe Franca po marrin pjesë gjithashtu në iniciativë.
Organizatat humanitare e përshkruajnë situatën e popullsisë në Rripin e Gazës si gjithnjë e më të dëshpëruar.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se një krizë ushqimore po afrohet në brezin bregdetar, nëse dërgesat e ndihmave me kamionë nuk rriten.
Rreth 2.2 milion njerëz jetojnë në Gaza, nga të cilët më shumë se 1 milion janë tani në jug, në dhe rreth qytetit të Rafah, pasi ikën nga lufta në pjesën veriore të Rripit. /os/






















