TIRANË, 8 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me organizatat socialiste në Berat ditën e sotme ka takuar edhe tre të rinj trinjakë të cilët morën kartat e anëtarësisë në Partinë Socialiste.
“Parti e madhe kjo, ka edhe trinjakë”, shkruan Rama në rrjetete sociale ndërsa publikoi foton me tre djemtë.
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot takime me organizatat socialiste në Berat ku vijuan anëtarësimet e reja, në kuadër të procesit të rienergjizimit të PS-së.























