Ballina Bota

KAJRO – Nisin negociatat për armëpushim në Gaza

KAJRO, 3 mars /ATSH-ANSA/- Përfaqësuesit e Hamasit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë mbledhur në Kajro për të negociuar armëpushimin dhe lirimin e pengjeve në Gaza, sipas qeverisë egjiptiane.

Burime të ndryshme nga Egjipti, një vend që ka marrë rolin kryesor të ndërmjetësimit në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan takimin e delegacioneve për bisedimet, në të cilat Hamasi normalisht nuk merr pjesë drejtpërdrejt.

Asnjë përfaqësues i Izraelit nuk u pa duke mbërritur sot në Kajro.

Delegacioni i parë që mbërriti mëngjesin e sotëm ishte ai amerikan, i ndjekur nga ai i Katarit. //a.i/
​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia Rrugore: 8 në pranga dhe 9 180 gjoba në një javë
Artikulli tjetërRama në shkollën profesionale në Rrëshen: Në partneritet me kishën, do investojmë për zgjerimin e kapaciteteve