Ballina Aktualitet

KLP: Abaz Muça përkohësisht në krye të Prokurorisë Dibër

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/  Prokurori Abaz Muça emërohet përkohësisht kryetar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i mbledhur sot ka vendosur emërimin e përkohshëm për një afat 3-mujor të Muçës në krye të Prokurorisë së Dibrës.

Mbledhja e zhvilluar ishte “urgjente” për shkak se ish-kreu i Prokurorisë së Dibrës u shkarkua nga vetingu me vendim të Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – Shkolla e Mjekësisë pa pagesë pas donacionit prej 1 miliard dollarësh
Artikulli tjetërBE financon 3,1 milionë euro për kujdesin social në Shqipëri