Ballina Aktualitet

Rama në Mynih, takohet me ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton: Mike e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, është takuar me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Rama thekson se ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton është mike e madhe e Shqipëisë dhe Kosovës, ndërsa ka ndarë dhe foto nga takimi.

“Mynih – Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkruan Rama.

Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë filloi sot me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave.

Temat kryesore do të jenë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëri e pastër”, apeli i Ballës: Denonconi çdo rast të hedhjes së mbetjeve, penalitetet janë të rënda
Artikulli tjetërMYNIH – Hungaria bllokon apelin e përbashkët të BE-së drejtuar Izraelit për të ndalur sulmin në Rafah