Ballina Flash

Piktori Skënder Kamberi feston 85-vjetorin, Gonxhja: Një jetë e dedikuar artit

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shprehu sot mirënjohjen ndaj piktorit Skënder Kamberi, i cili feston 85 vjetorin e lindjes.

“Një jetë e dedikuar artit, e mbushur me penelata e plot ngjyra, sot Skënder Kamberi feston 85-vjetorin e tij të lindjes”, shkruan Gonxhja në urimin e tij.

“Në këtë ditë të veçantë, shprehim mirënjohjen tonë për kontributin e një prej piktorëve më të rëndësishëm shqiptarë, në veprat e të cilit spikasin vlerat, dashuria për artin, njerëzit dhe qytetin e tij të dashur, Vlorën”, theksoi Gonxhja

“Galeria Kombëtare e Arteve në koleksionin e saj mban disa punime të Skënder Kamberit, arti i të cilit kapërceu kufijtë shtetërorë. Ka hapur një sërë ekspozitash në Egjipt, Francë, Angli, Turqi, Itali, Greqi etj”, nënvizoi ministri Gonxhja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi përfundon vizitën në ShBA, takim përmbyllës me kongresmenin Robert Aderholt
Artikulli tjetërGjekmarkaj vizitë zyrtare në Dhomën e Deputetëve të Italisë