Ballina Bota

TEL AVIV – Izraeli: Kreu i UNRWA, Lazzarini të japë dorëheqjen

TEL AVIV, 30 janar /ATSH-DPA/- Izraeli i bëri thirrje kreut të agjencisë së OKB-së të ndihmës për refugjatët palestinezë të japë dorëheqjen pas akuzave se 12 punonjës të stafit në Gaza ishin përfshirë në sulmin e 7 tetorit ndaj shtetit hebre.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) është kritikuar gjerësisht për skandalin. Japonia dhe shumë shtete perëndimore kanë pezulluar përkohësisht pagesat për organizatën e ndihmës. Bashkimi Evropian kërkoi gjithashtu një hetim për akuzat që dolën javën e kaluar.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Israel Katz anuloi një takim të planifikuar me kreun e UNRWA, Philippe Lazzarini të planifikuar për të mërkurën.

“Lazzarini duhet të nxjerrë përfundime dhe të japë dorëheqjen. Mbështetësit e terrorizmit nuk janë të mirëpritur këtu”, tha ai.

Një kaskadë vendesh, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë ngrirë tashmë fondet e tyre për agjencinë e ndihmës, e cila punëson mijëra njerëz në Rripin e Gazës.//a.i./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgram kombëtar i zhvillimit profesional të mësuesve, Rama: Fazë e re e reformimit të sistemit të arsimit
Artikulli tjetërRisitë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Manastirliu: Portofol Digjital, mësuesi mentor