Ballina Bota

TOKIO – Japonia pezullon pagesat për organizatën palestineze të ndihmës UNRWA

TOKIO, 29 janar /ATSH-DPA/ – Pas shumë shteteve perëndimore, Japonia gjithashtu ka pezulluar përkohësisht pagesat për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA).

“Mbështetja financiare nuk do të vazhdojë për momentin”, tha Ministria e Jashtme japoneze në një deklaratë.

UNRWA punon për të ofruar ndihmë humanitare në territoret palestineze. Por, Japonia është jashtëzakonisht e shqetësuar për përfshirjen e pretenduar të punonjësve të UNRWA në sulmin terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor.

Disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe Francën, kanë pezulluar më parë pagesat e tyre ndaj agjencisë.

Dymbëdhjetë punonjës të agjencisë së ndihmës së OKB-së dyshohet se janë përfshirë në sulmin e madh kundër Izraelit nga organizata terroriste islamike Hamas më 7 tetor.

Rreth 1200 persona u vranë në sulm dhe 250 të tjerë u morën peng në Rripin e Gazës.//a.i./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja paraqet vizionin e ministrisë së sapoformuar të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Artikulli tjetërPërkujtohet Myfit bej Libohova, diplomat e “pagëzuesi” i Lekut shqiptar