Ballina Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut lëshon ‘disa’ raketa balistike nga brigjet lindore

PHENIAN, 28 janar /ATSH-AA/ – Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike në brigjet e saj lindore sot, disa ditë pasi testoi raketat e reja lundruese Pulhwasal-3-31, të afta për të mbajtur koka bërthamore, nga brigjet perëndimore, tha ushtria e Koresë së Jugut, transmeton Anadolu.

Lëshimi i raketave në ujërat e qytetit port Shinpo të Koresë së Veriut u zbulua rreth orës 8:00 të mëngjesit me kohën lokale (23:00 GMT, e shtunë), raportoi Yonhap News me bazë në Seul, duke cituar një deklaratë të lëshuar nga Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut.

Lajmi vjen pasi Pheniani njoftoi të enjten se kishte testuar një lloj të ri rakete strategjike, Pulhwasal-3-31, e cila thuhet se është e aftë të mbajë koka bërthamore.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte zbuluar gjithashtu lëshimin e disa raketave balistike në Detin e Verdhë nga Koreja e Veriut të mërkurën, mes tensioneve në rritje në Gadishullin Korean.

Pheniani pretendoi se kishte testuar një dron sulmues bërthamor nënujor në përgjigje të stërvitjeve më të fundit të përbashkëta ushtarake në fillim të këtij muaji midis tre aleatëve rajonalë, SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani uron Xhaferin: Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut
Artikulli tjetërRindërtimi i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, Rama: Ambiente sa më familjare për trajtimin e pacientëve