Ballina Aktualitet

Peleshi, bisedë me kryeministrin kroat për reformat në fushën e sigurisë

TIRANË, 26 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Zagreb, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušić.

Gjatë kësaj vizitë, ministri Peleshi u takua edhe me kryeministrin e Republikës së Kroacisë Andrej Plenkoviç.

Me Plenkoviç, Peleshi pati një bisedë për zhvillimet dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Krenarë të vijojmë këtë bashkëpunim të ngushtë e të shkëlqyer me një aleate si Kroacia”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Qëllimi i vizitës ishte intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, adresimi i çështjeve aktuale të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe iniciativave të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – OKB: Sulmet e rebelëve Houthi paraqesin rreziqe të mëdha edhe për inflacionin
Artikulli tjetërMeta: Situata ekonomike në vend, në regres të pandalshëm