Ballina Flash

GJK për ligjin e mjekësisë, studentët: Presim vendimin e arsyetuar

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Gjykata Kushtetuese në Shqipëri pranoi pjesërisht të enjten një kërkesë të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, duke shfuqizuar disa nene të ligjit që i detyronte ata të punonin në Shqipëri deri në pesë vjet pas diplomimit. Gjykata i la Kuvendit tre muaj kohë për të miratuar ndryshimet e nevojshme.

Një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për studentët e mjekësisë, këta të fundit thanë se dakordësohen me këtë vendim.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk ka përfunduar akoma”, tha një studente.

Studentët i qëndrojnë vendimit të tyre se nëse të drejtat e tyre cenohen, ata janë sërish gati që të mbushin sheshet dhe të protestojnë.

“Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi i përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë. Këmbëngulja dhe guximi jonë nuk do përfundojë, jemi gati të mbushim sheshet nëse e drejta jonë cenohet,” deklaroi njëra prej studentëve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërgjegjësim i të rinjve për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale
Artikulli tjetërFOKUS – Rusia dhe Ukraina dorëzojnë ushtarët e vrarë në luftë