Ballina Aktualitet

Moti me dëborë, Peleshi: Strukturat po ndjekin situatat në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka reaguar në lidhje me situatën e motit me reshje dëbore që ka përfshirë vendin dhe masat që merren nga autoritet e linjës për të përballuar çdo vështirësi.

Peleshi tha se, “prej orëve të mbrëmjes së djeshme, i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore të disa qarqeve edhe reshje bore”.

Peleshi theksoi se, “me vëmendje po ndiqet nga strukturat situata në qarkun e Shkodrës, Dibrës apo Kukësit, ku trashësia e borës në zonat rurale ka sjellë edhe probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë”.

Sipas tij, të kalueshme me zinxhirë janë akset Bogë-Theth, rruga e Arbrit, ndërsa në akset e bllokuara po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e kriposjen e tyre.

Gjithashtu tha ai, ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet në linjat e dëmtuara.

Peleshi i bëri thirrje banorëve të zonave më të prekura nga moti i keq të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë strukturat, të cilat janë të gjitha në gatishmëri për çdo situatë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Laboratorë modernë për zbatimin e programit të kodimit në shkolla
Artikulli tjetërNjë rënie e temperaturave me 5°C ul efektin e mbrojtjes nga viruset dhe bakteret