Ballina Aktualitet

Kontingjenti i III-të i anijes “Lissus”, pjesë e misionit të NATO-s në Egje

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Kontingjenti i III-të i anijes “Lissus” nisi sot lundrimin për të
marrë pjesë në misionin e NATO-s, “Sea Guardian” në detin Egje.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Arben Kingji i uroi efektivëve mision sa më të mbarë

Kingji shprehu bindjen se përgjatë shërbimit të tyre, ata do të shpalosin vlerat më të mira profesionale në realizimin e detyrave përkrah aleatëve, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.

Pjesëmarrja e Forcës Detare në operacionin “Sea Guardian” si pjesë përbërëse e Grupit të Dytë Detar të NATO-s, ka filluar në nëntor të vitit 2016 me anijen Oriku.

Efektivat dhe anija shqiptare kanë rolin e patrullimit dhe raportimit të trafikut të emigrantëve, në zonën operacionale dhe ndërhyrje, duke ofruar ndihmë në rastet kur jetët njerëzore janë në rrezik.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak25-vjetori i masakrës së Reçakut, Hasani: Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më
Artikulli tjetërGJERMANI – Ekonomia në recesion të vazhdueshëm