Ballina Flash

Vepra të piktorëve të Beratit, Fierit e Lushnjes ekspozohen në galerinë “Edward Lear”

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve ka mbërritur edhe në Berat.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur se vepra të piktorëve të Beratit, Fierit e Lushnjes janë ekspozuar në galerinë “Edward Lear”, si pjesë e ciklit të ekspozitave shëtitëse nën titullin “Psikologjia shqiptare në artet pamore”.

Kjo ekspozitë që shërben për edukimin dhe njohjen e veprave të autorëve tanë do të qëndrojë e hapur deri në 21 janar 2024 në qytetin e një mbi një dritareve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Protestuesit pro-palestinezë thirrje për armëpushim në Gaza
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borrell: Të shmanget përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme