Ballina Ekonomi

Bankat me kapital shqiptar zotërojnë 35% të tregut bankar vendas

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Bankat me kapital shqiptar shënuan zgjerim në tregun bankar vendas gjatë vitit 2023.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në fund të 9-mujorit 2023 bankat me kapital vendas zotëronin 34.9% të aktiveve totale të sektorit bankar në vend.

Që nga fillimi i vitit 2023, pesha e bankave vendase në treg u rrit me 1.1 pikë përqindje, ndërsa që prej vitit 2015, kur nisi cikli i shitblerjeve në sektorin bankar, pjesa e tregut e bankave vendase është rritur me më shumë se dy herë.

Aktualisht, në sistemin bankar operojnë 11 banka, 5 nga të cilat janë me kapital mbizotërues shqiptar.

Rritja e peshës së bankave me kapital vendas në tregun bankar është njëkohësisht rezultat i procesit të shitblerjeve, por edhe i rritjes organike të përmasave të aktivitet.

Mbështetur në të dhënat paraprake të BSH-së,  gjatë 9-mujorit 2023 është shënuar një rënie e pjesës së tregut për shumicën e bankave me kapital të huaj.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPHENIAN – Koreja e Veriut lëshon mbi 200 predha artilerie pranë Koresë së Jugut
Artikulli tjetër“Lahuta e Malcis”, kryevepra e censuruar gjatë regjimit komunist