Ballina Flash

“Lahuta e Malcis”, kryevepra e censuruar gjatë regjimit komunist

 

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Më 5 janar 1991, recitohet për herë të parë në publik pas 45 vjetësh “Iliada” shqiptare, “Lahuta e Malcis”.

Përgjatë gjysmëshekullit të regjimit komunist, kryevepra e Atë Gjergj Fishtës, u censurua krahas botimeve të autorëve të tjerë nga veriu i vendit, Camaj dhe Harapi. Megjithatë, popullariteti i kësaj vepre në radhët e shqiptarëve, në mënyrë të veçantë mes shkodranëve, ishte i padyshimtë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, gjatë këndimit të vargjeve të Fishtës, në Shkodër, pati një çast pezulli prej aktorit në rolin e rapsodit. Mirëpo, performuesit i erdhi në ndihmë publiku, që fragmente të veprës i kishte memorizuar varg për varg.

Studiues të shumtë, vendas dhe të huaj, e kanë cilësuar Fishtën si figurën më madhore të letrave shqipe në shek. XX-të. Krahas barabitjes me “Iliadën” e autorit helen, në veprën e Fishtës do të gjendeshin përngjashmëri edhe me stilin e Dantes dhe të Gëtes, për nga pleksjet e mitologjisë me realitetin, mendimi filozofik dhe dramaciteti.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBankat me kapital shqiptar zotërojnë 35% të tregut bankar vendas
Artikulli tjetër“Enciklopedia shqiptare”, kryhet vlerësimi i punës gjatë 2023-shit