Ballina Bota

SUEDI – Mbi 1 000 makina të bllokuara në autostradë, pas temperaturave minus 43,6 gradë Celsius

STOKHOLM, 4 janar /ATSH-ANSA/ – I ftohti i madh nga Arktiku po e vë në provë Suedinë Jugore, ku qindra makina janë bllokuar nga dëbora për më shumë se 10 orë në autostradën E22, siç raporton “Sveska Dagbladet”.

Gjatë natës temperatura në Kvikkjokk në Lapland ra në minus 43,6 Celsius.

Kjo nuk ishte parë që prej 25 vitesh.

I ftohti ekstrem, stuhitë e dëborës dhe erërat e forta shkaktuan ndërprerje të transportit dhe mbylljen e shkollave në disa pjesë të Skandinavisë.

Motoristët kanë mbetur të bllokuar për gati 24 orë, disa pa ushqim dhe ujë.

Vlerësohet se rreth 1 000 automjete u bllokuan në autostradën E22 në jug të Suedisë, midis Horbyt dhe Kristiansandit./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë: Rusia ka përdorur raketa të Koresë së Veriut në Ukrainë ​
Artikulli tjetërApeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Kryemadhit, mbetet në fuqi sekuestro e telefonit