Ballina Ekonomi

INSTAT: Numri i vizitorëve rritje me 41.4% në tetor

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj.
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi ecurinë e strukturave akomoduese ku për tetorin 2023 vihet re një rritje dyshifrore si për qëndrimet e rezidentëve edhe për jorezidentët.

Sipas INSTAT-it, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 41.4 %, në krahasim me tetorin e 2022.

Numri i vizitorëve rezident, sipas INSTAT, është rritur me 44 %, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 39.3 %.

Referuar INSTAT, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 68.8 %, në krahasim me tetorin 2022. Konkretisht numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 78.9 % kurse numri i netë qëndrimeve nga jorezident është rritur me 62.1 %.

Norma neto e shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, tregues i cili mat përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë është rritur gjithashtu.

Gjatë muajit tetor, norma e shfrytëzimit të dhomave të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16.4 %, kundrejt 12.5 % që ishte në muajin tetor 2022.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18.4 %, kundrejt 12.4 % që ishte në muajin tetor 2022.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMblidhet Këshilli Koordinues i Diasporës
Artikulli tjetërAutorizimi i SPAK nga Kuvendi për arrestimin e tij, Berisha: Vendim i paligjshëm