Ballina Flash

Fondi i Teatrit për të Rinj sjell dramën “Ikja” në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Teatri “Migjeni” i Shkodrës sjell sonte për publikun, shfaqjen “Ikja”. Vepra ka autorësinë e Bujar Hoxhajt dhe vjen me regji të Rafael Hoxhajt dhe muzikë nga Rafael Marinajt.

“Ikja” do të përballë spektatorin me dilemat e një largimi. Ajo vjen si një rrëfim nga qielli dhe gjithashtu si një përjetim dhe akt momental. Drama vë pikëpyetje dhe trajton ikjen si fenomen jo veç të njëkuptimtë, por shumëplanësh:

Ikja nga përgjegjësitë dhe detyrimet si qytetar i një vendi relativisht në zhvillim e sipër.

Ikja nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.

Ikja e pakthyeshme, ajo e madhja, ikja nga kjo botë.

Por a është “Ikja” një zgjidhje? Apo, nuk kemi zgjidhje tjetër veç “Ikjes”?

Me këto pikëpyetje që rëndojnë të paktën një herë në jetën e një njeriu, “Ikja” parë filozofikisht do të mundësohet nga Fondi i Teatrit për të Rinj, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Artdashësit do ta kenë hyrjen e lirë në Teatrin “Migjeni”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestat e Nëntorit, administrata pushim edhe të hënën e 27 nëntorit
Artikulli tjetërSHKUP – Ballkani Perëndimor dhe çështjet e sigurisë temë e takimit joformal të liderëve rajonalë të NATO-s