Ballina Aktualitet

Festat e Nëntorit, administrata pushim edhe të hënën e 27 nëntorit

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme datën 27 nëntor si ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore, me rastin e festave të nëntorit.

Sipas këtij vendimi nga e shtuna deri të mërkurën, 25-29 nëntor, administrata do të jetë pushim.

Në vendim thuhet se, dita e punës, e datës 27 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHISTORI – JFK alias arti i fjalimit politik
Artikulli tjetërFondi i Teatrit për të Rinj sjell dramën “Ikja” në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës