Ballina Aktualitet

Kapen 3 të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik lëndësh narkotike

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Policia e Shtetit njofton se në bashkëpunim me Policinë e Italisë janë ndaluar 3 shtetas shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni policor i koduar “Puzzle 2020”, u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Guardia Di Finanza. Të arrestuarit janë pjese e grupeve apo organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet.

“Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë A. K., 54 vjeç, J. K., 27 vjeç dhe E. A., 46 vjeç. Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias të Distriktit të Venecias.

Vijojnë veprimet operacionale dhe procedurale në funksion të këtij operacioni”, përfundon njoftim i Policisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gaza, lirimin e 50 pengjeve
Artikulli tjetërKoçiu: Me buxhetin 2024, rreth 30 miliardë lekë në mbështetje të qytetarëve e familjeve në nevojë