Ballina Ekonomi

Dalipi: Linjat elektrike të hidrovorëve dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë, në punë të plotë

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Blendian Dalipi bëri të ditur sot se moti i keq ka sjellë avari në sistemin e shpërndarjes së energjisë, ku sipas tij më problematike situata paraqitet në Kavajë.

Dalipi siguroi se linjat elektrike të hidrovorëve dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në punë të plotë.

“Me kalimin e orëve kemi përmirësim me 66% në numrin e abonentëve që kanë marrë energji”, tha ai.

Aktualisht, vuri në dukje Dalipi, 18 fidera janë jashtë pune.

“Zona e Veriut si Lezha dhe Burreli nuk kanë probleme me furnizimin, nga sa raportuam 4 orë më parë. Brigadat e Tensionit të Lartë kanë ndërhyre në 15 linja 35 kV dhe nënstacione, duke rikthyer energjinë brenda 10-15 minutave”, u shpreh Dalipi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryebashkiaku Suli paraqitet në SPAK
Artikulli tjetërFOKUS – Gjermania miraton rritjen e eksporteve të armatimeve në Izrael