Ballina Bota

KINEMA – IA klonon Scarlett Johansson

LOS ANXHELES, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Pas Tom Hanksit, me Inteligjencë Artificiale u klonua edhe aktorja hollivudiane Scarlett Johansson.

Por, ndryshe nga ylli i ”Forrest Gump’ dhe ”Saving Private Ryan”, i cili u kufizua të paralajmëronte këdo në Instagram që kishte përdorur imazhin e tij për të reklamuar sigurimet mjekësore, aktorja iu drejtua gjyqësorit kundër një aplikacioni, i cili, pa dijeninë e saj përdori emrin e saj dhe ngjashmëri fizike për qëllime promovuese.

Spoti prej 22 sekondash krijoi konfuzion te shikuesit.

Pas denoncimit, reklama u tërhoq nga qarkullimi./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në aksin që lidh Mallakastrën me rrugën e Lumit të Vlorës: Hap front të ri zhvillimi të turizmit
Artikulli tjetër​Abdixhiku-Kurtit: Nuk jam i sigurtë që Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive