Ballina Bota

TEL AVIV – Izraeli: Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nga ana e Bolivisë kapitullim përballë terrorizmit

JERUSALEM, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Ministria e Jashtme izraelite e përshkroi sot ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, e shpallur nga Bolivia, si një kapitullim përballë terrorizmit.

”Vendimi i Bolivisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin është një kapitullim ndaj terrorizmit dhe regjimit të ajatollahëve në Iran”, tha zëdhënësi i ministrisë në një deklaratë.

Bolivia njoftoi të martën ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin “si një shenjë e refuzimit dhe dënimit të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale izraelite të kryer në Rripin e Gazës”.

Në një deklaratë të martën, Hamasi përshëndeti njoftimin e Bolivisë, duke shprehur “vlerësim të madh” për vendimin e marrë dhe u kërkoi vendeve arabe që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin të bëjnë të njëjtën gjë.

Kili dhe Kolumbia, nga ana e tyre, njoftuan se do të tërheqin ambasadorët e tyre në Tel Aviv për të protestuar përkatësisht kundër “shkeljeve të papranueshme të ligjit humanitar nga Izraeli” dhe “masakrës ndaj popullit palestinez”.

Më shumë se 8 500 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të pandërprera nga ushtria izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, sipas një raporti nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, e cila kontrollon territorin palestinez./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhuna ndaj deputetit Vullnet Sina në Kuvend, Çuçi kallëzon në SPAK Bledion Nallbatin
Artikulli tjetërPërvjetori i Kuvendit të Dibrës, kërkesa për autonomi nga Perandoria Osmane