Ballina Bota

SOFT NEWS – Radari kap një qen në… timon?!

BRATISLAVË, 20 tetor /ATSH/ – Në pamje të parë duket të jetë një mashtrim. Një fotomontazh si shumë të tjera. Veç se në imazhin e publikuar në Facebook të Republikës së Sllovakisë qëndron një qen në timon, ndërsa i zoti qëndronte pas tij, shkruan today.it.

Dhe është pikërisht Policia Slovenskej Republiky ajo që siguron se gjithçka është e vërtetë.

”Oficerët nuk po u besonin syve. Dhe në fakt ka disa arsye për t’u habitur”, thuhet në postim.

Fotoja e marrë nga një kamerë shpejtësie në fshatin e vogël Shterusy, në verilindje të Bratislavës, tregon një qen pas timonit të një makine.

”Imazhi nuk është i modifikuar dhe nuk është fals”, sqaron policia.

Sipas asaj që është rikonstruktuar, makina po kalonte shpejtësinë e lejuar kur kamera e shpejtësisë bëri foton duke përjetësuar kafshën e buzëqeshur në sediljen e shoferit.

Personi që qëndronte pas qenit u gjobit për “shkelje të kodit të autostradës”.

Ai u mbrojt duke pretenduar se ”shoku” i tij me katër këmbë u hodh papritur në vendin e tij.

Një surprizë e cila megjithatë sipas policisë nuk është regjistruar në sekuencën e pamjeve./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrasniqi në takimin e EPRA-s: Sfidat e përbashkëta dhe strategjitë e reja të rregullimit të tregut audioviziv
Artikulli tjetërFOKUS – Pse dembelosen nobelistët pas marrjes së çmimit?