Ballina Flash

Shqipëri-Çeki, gjithçka gati në sheshin “Skënderbej” për të pritur tifozët

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen vendimtare Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në sheshin “Skënderbej”.

Bashkia e Tiranës ka ngritur në sheshin kryesor të Tiranës një “fan zone”, ku për 12 orë do të festohet në mbështetje të Kombëtares kuqezi.

Në shesh është gjithçka gati për të pritur tifozët nga të gjitha trevat shqiptare, siç tregohet nga fotot e shkrepura mëngjesin e sotëm nga fotoreporteri i ATSH-së, Agim Dobi.

Gjatë 12 orëve festive në sheshin “Skënderbej” do të paraqiten në ekranet gjigante momentet më të bukura të kombëtares ndër vite. Do të ketë muzikë, energji shpërthyese dhe sigurisht ndeshja në orën 20:45 mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

Për këtë sfidë stadiumi “Air Albania” është mbushur plotësisht me mbi 22 mijë bileta të shitura, teksa kërkesat për të ndjekur këtë takim kanë qenë me qindra-mijëra.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Blinken: Ukraina ka marrë më shumë se gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia
Artikulli tjetërPraktika për studentët, marrëveshje mes DPSHTRR-së dhe Fakultetit Ekonomik