Ballina Aktualitet

Siguria rrugore, 3 të arrestuar dhe 9 patenta të pezulluara në Vlorë

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Policia Rrugore e Vlorës ka arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe ka pezulluar 9 leje drejtimi, gjatë javës së shkuar. Shkak drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt, apo mbi shpejtësinë e lejuar

Përmes një njoftimi për mediat, Policia e qytetit bregdetar bëri të ditur sot, se gjatë kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore, u vendosën 1736 masa administrative.

“Gjatë javës së fundit, janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi. Janë vendosur gjithsej 1736 masa administrative, nga të cilat 815 për shpejtësi, 103 për parakalim të gabuar dhe pjesa tjetër për shkelje të tjera të Kodit Rrugor”, njofton Policia e Vlorës.

“Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit”, bën të ditur Policia.

Policia e Vlorës u bën apel të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria rrugore, Rama publikon mesazhin sensibilizues
Artikulli tjetërVizitë e delegacionit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Akademinë e Shkencave të Lituanisë