Ballina Bota

SERBI – Zi kombëtare për ngjarjet në veri të Kosovës

BEOGRAD, 26 shtator /ATSH-TANJUG/ – Serbia do të mbajë zi kombëtare për ngjarjet në veri të Kosovës.

Në një seancë të jashtëzakonshme dje, qeveria serbe e shpalli 27 shtatorin ditë zie kombëtare për ngjarjet në veri të Kosovës.

”Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediet dhe organizatorët e ngjarjeve publike që t’i përshtatin programet e tyre ditën e zisë të mërkurën më 27 shtator për të nderuar ata që kanë humbur jetën në Kosovë”, thuhet në komunikatën e qeverisë serbe./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu
Artikulli tjetërMinisteriali BE-Ballkani Perëndimor, Mete: Energji të reja në bashkëpunimin rajonal, inkurajim i eksporteve