Ballina Ekonomi

Balluku: Panelet fotovoltaike në DRSHTRR-në e Beratit, 40 % të energjisë vjetore


TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Qytetarët e qarkut të Beratit i marrin tashmë shërbimet e transportit rrugor në një ambient tërësisht të ri me kushte dhe standarde bashkëkohore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përcolli pamje nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, teksa shkroi se, “krahas përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, kemi ulur edhe kostot, përmes vendosjes së paneleve fotovoltaike, të cilët mbulojnë 40 % të nevojave vjetore për energji elektrike në këtë drejtori”.

Kompleksi i ri i Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat mundëson kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ndërsa ka salla të reja për lejedrejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Rohde: Sulmi terrorist ndaj policëve nënvizon nevojën urgjente për vazhdim të dialogut
Artikulli tjetërApeli GJKKO konfirmon: 13 vite burg për Hekuran Markun