TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë ka konfirmuar dënimin me 13 vite burgim për Hekuran Markun, duke e shpallur fajtor për veprën penale trafikimi narkotikësh në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Mëngjesin e të martës, togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme e Apelit, vendosën të lënë të pandryshuar vendimin e marrë nga shkalla e parë e GJKKO, pavarësisht kërkesës për rishikimin e dënimit të vendosur nga GJKKO shkalla e parë nga Marku.
Ish truproja e ish Ministrit Saimir Tahiri, kishte ankimuar në Gjykatën e Posaçme e Apelit, vendimin e GJKKO të 14 dhjetorit 2022, që e dënonte me 13 vite burg Markun, por apeli vendosi të lërë në fuqi njëjtin vendim, duke gjetur të drejta dhe të faktuara faktet e paraqitura nga SPAK dhe argumentat e vendimmarrjes së shkallës së parë në ngarkim të Markut..
Markut i ulet një e treta e masës së dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 8 vjet e 8 muaj burgim.























