Ballina Aktualitet

Hasani merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe MPJ-të e Kroacisë dhe Sllovenisë.

Hasani vlerësoi rolin proaktiv të Italisë, Kroacisë dhe Sllovenisë në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, teksa ritheksoi se Shqipëria do të bëjë të pamundurën për të përmbushur të gjitha kërkesat që do t’i hapin rrugën një perspektive të përshpejtuar integruese.

Kryediplomati shqiptar zhvilloi gjithashtu takime dypalëshe me ministrat e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Britanisë së Madhe, Estonisë, dhe Egjiptit, ku janë diskutuar çështje të marrëdhënieve dypalëshe, rajonale dhe globale.

Më datë 20 shtator, kryeministri Edi Rama në kuadrin e Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit do të drejtojë takimin e Nivelit të Lartë të KS mbi Ukrainën, takim në të cilin është konfirmuar pjesëmarrja e presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe rreth 50 krerëve të shteteve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Plotësohen 98 % e kuotave në të 3 degët e studimit në Akademinë e Forcave të Armatosura
Artikulli tjetërIbrahimaj: Prioritet, zgjerimi i investimeve vendase dhe të huaja