BRUKSEL, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian do të akordojë 400 milionë euro shtesë (426,8 milionë dollarë) ndihmë për Turqinë për t’u marrë me pasojat e dy tërmeteve të mëdha që goditën vendin në fillim të këtij viti.
Më 6 shkurt, dy tërmete të mëdha dhe pasgoditje të shumta tronditën Turqinë Juglindore dhe Sirinë veriore, duke vrarë më shumë se 50 000 njerëz.
Financimi i ri nga buxheti i BE-së vjen në krye të premtimeve të mëparshme të ndihmës.
Një konferencë e donatorëve ndërkombëtarë e udhëhequr nga BE në mars mblodhi një total prej 6.05 miliardë euro grante dhe kredi për Turqinë, shumica e të cilave erdhën nga Komisioni Evropian, vendet anëtare të BE dhe Banka Evropiane për Investimet.
”Fondet do të përdoren për rindërtim në përputhje me standardet ndërkombëtare për zonat e tërmeteve”, tha komisioni në atë kohë./ /os/























