Ballina Aktualitet

Shpërdorim detyre, prokuroria dërgon për gjykim drejtoren e përgjithshme të Spitalit Memorial në Fier

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të shtetases R. D., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm pranë Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria bën të ditur se, nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtëspitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre.

Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve,duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një një institucioni shëndetësor publik.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE i akordon Turqisë 400 milionë euro shtesë për pasojat e tërmetit
Artikulli tjetër“Rodhon to Amarandon”, festivali i organizuar nga gratë minoritare të Sarandës