Ballina Ekonomi

Monedhat e huaja humbin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 18 shtator /ATSH/  Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave monedhat e huaja u nënçmuan në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, duke thelluar humbjen për të disatën ditë me radhë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane zbriti me 52 lekë dhe këmbehet me 99.75 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 106.39 lekë ose 0.56 lekë më pak.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 1.06 lekë, duke prekur nivelin 123.64 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 111.37 lekë, ose 0.63 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 99.75 -0.52
Euro EUR 106.39 -0.56
Poundi Britanik GBP 123.64 -1.06
Franga Zvicerane CHF 111.37 -0.63
Jeni Japonez (100) JPY 67.57 -0.30
Dollari Australian AUD 64.23 -0.50
Dollari Kanadez CAD 73.87 -0.39
Korona Suedeze SEK 8.90 -0.08
Korona Norvegjeze NOK 9.20 -0.17
Korona Daneze DKK 14.28 -0.07
SDR SDR 131.54 -1.06
Ari(OZ 1) XAU 192111.50 -259.23
Argjend(OZ 1) XAG 2306.42 -10.67
Juani Kinez (onshore) CNY 13.68 -0.10
Juani Kinez (offshore) CNH 13.68 -0.09
Lira Turke TRY 3.72 0.00
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbahet në Akademinë e Shkencave konferenca shkencore e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE i akordon Turqisë 400 milionë euro shtesë për pasojat e tërmetit