Ballina Flash

Zjarrfikësit e Tiranës shpëtojnë kotelen që kishte hipur në pemë

TIRANË, 29 gusht/ATSH/  Shërbimi i Zjarrfikësve në Tiranë është mobilizuar këtë të martë për të shpëtuar një kotele, që kishte hipur në majë të një peme.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga qytetarët për të shpëtuar macen, e cila kishte disa orë që qëndronte në majë të një peme prej nga nuk zbriste dot më.

“Kolegët e shërbimit zjarrfikës na mbrojnë çdo ditë nga zjarret, por shpëtojnë edhe kotele, si kjo që kishte mbetur në pemë. Faleminderit”, shkruan Veliaj teksa ka publikuar videon në rrjetet sociale.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Shtëpia e Bardhë inkurajon amerikanët të marrin vaksinat përforcuese
Artikulli tjetërTabaku: Koncesionet në Shëndetësi janë 30 % e buxhetit