Ballina Ekonomi

Tregu valutor, forcohen monedhat e huaja

TIRANË, 22 gusht/ATSH/Monedhat e huaja u forcuan këtë të martë në kursin e këmbimit me lekun.

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro dhe dollari u forcuan lehtë me repsektivisht 0.09 dhe 0.04 lekë. Kështu një dollar u këmbye të martën me 97.27 lekë, ndërsa një euro me 106.02 lekë.

Poundi britanik fitoi 0.55 pikë duke u këmbyer me 124.30 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 110.86 lekë ose 0.27 lekë më tepër se dje.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANADA – Trudeau: Facebook ka vënë fitimet para sigurisë së njerëzve
Artikulli tjetërDarka informale në Athinë, Rama: U dërguan mesazhe kontradiktore, Mitsotakis i ftuar në samitin e Tetorit në Tiranë