Ballina Bota

KANADA – Trudeau: Facebook ka vënë fitimet para sigurisë së njerëzve

TORONTO, 22 gusht /ATSH/ – Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka akuzuar Facebook se i ka vënë fitimet para sigurisë së njerëzve, pasi bllokoi lajmet mes zjarreve shkatërruese që përfshiu vendin, shkruan BBC.

Facebook ka ndaluar lajmet në platformën e tij në përgjigje të ligjit kanadez që e detyron atë të ndajë fitimet me organizatat e lajmeve.

Të evakuuarit nga zjarri thanë se ndalimi ndikoi në aftësinë e tyre për të ndarë lajme kritike me njëri-tjetrin.

Kryeministri tha gjatë një konference televizive për shtyp të hënën se veprimet e Metës ishin të pakonceptueshme.

Kompania ka bllokuar lajmet në Facebook dhe Instagram në Kanada që nga 1 gushti, pasi parlamenti i vendit miratoi një projektligj të lajmeve në internet që kërkon që platformat si Google dhe Meta të negociojnë marrëveshje me botuesit e lajmeve për përmbajtjen e tyre./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Do kërkojmë dënim maksimal për shoferin që përfundoi mbi digën e liqenit
Artikulli tjetërTregu valutor, forcohen monedhat e huaja