Ballina Flash

Shpallen fituesit e garës çiklistike “Kupa e Shqipërisë – Korçë 2023”

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ U zhvillua sot etapa e dytë e “Kupës së Shqipërisë – Korçë 2023” për çiklizëm, organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë e qarkut Korçë.

Në të morën pjesë kategori dhe grupmosha të ndryshme.

Fituesit e aktivitetit çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023” ishin:

Në kategorinë Elite/U23: Tefik Sallahi-Tirana

Në kategorinë Junior: Ankel Limaja-Studenti

Në kategorinë Kadet: Jonid Gjoka-Partizani

Gara u zhvillua në dy etapa. Etapa e parë u zhvillua ditën e djeshme në ora 16:00, me itinerar: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë.

Ndërsa etapa e së martës nisi në ora 10:00 me itinerar: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë.

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole ka uruar Federatën e Çiklizmit dhe Presidentin e saj, Skënder Anxhaku, për këtë organizim që nxit njerëzit të duan sportin, lëvizjen dhe aktivitetin fizik, por edhe që promovon natyrën e mrekullueshme të qarkut Korçë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhaçka: BE sinjal të qartë për një afat kohor paraprak të integrimit të rajonit
Artikulli tjetërNJU JORK – Guterres mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Akteve të Dhunës bazuar në Fe ose Besim