Ballina Flash

Manastirliu: 170 pacientë në ditë, shërbime me cilësi në Urgjencën e Spitalit të Traumës

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Shërbimi mjekësor në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës është garantuar me cilësi dhe shpejtësi për rreth 170 pacientë në ditë. gjatë kësaj periudhe me fluks të shtuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se “falë stafit të kualifikuar dhe rritjes së kapaciteteve imazherike, me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, përballohen me sukses mbi 66 mijë urgjenca në vit”.

Falë investimeve që kjo qendër spitalore ka njohur ndër vite, kushtet e ofrimit të shërbimit janë përmirësuar ndjeshëm.

Gjithashtu është investuar edhe në drejtim të fuqizimi të flotës së pajisjeve mjekësore me aparatura biomjekësore të teknologjisë së lartë.

Investimet në këtë qendër spitalore po vijojnë, me synimin për ta kthyer në një qendër të re rajonale, përtej traumës dhe pritjes së urgjencave./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBufi për ATSH-në: Ekonomi qarkulluese nga kompostimi i mbetjeve të gjelbra në Roskovec
Artikulli tjetërTabaku: Lufta ndaj korrupsionit, prioritet kombëtar