Ballina Flash

Tabaku: Lufta ndaj korrupsionit, prioritet kombëtar

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se lufta ndaj korrupsionit duhet të shpallet prioritet kombëtar.

“Sot më shumë se kurrë u vërtetua që rruga më e gjatë dhe e vështirë është rruga më e sigurtë dhe qëndrueshmëria ka vlerë në politikë. Që nga shtatori 2022 kam kërkuar që lufta ndaj korrupsionit të shpallet prioritet kombëtar, që të bëjmë çdo gjë për ta ndryshuar realitetin e zymtë e mungesën e perspektivës për të rinjtë”, theksoi ajo.

Tabaku theksoi se pa ndryshimet ligjore që sigurojnë transparencë, pa denoncuar korrupsionin, pa ndëshkuar atë si krim ndaj buxhetit të shtetit e qytetarëve është e kotë të flasim për të ardhme europiane.

Sipas saj, “sot kemi dy sfida reale, kthimi i besimit te institucionet dhe rigjallërimi i ekonomisë duke ndryshuar kënetën politike dhe ekonomike duke rikthyer garën duke nxitur konkurencën dhe vendosur meritokracinë në bazë të sistemit tonë”. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: 170 pacientë në ditë, shërbime me cilësi në Urgjencën e Spitalit të Traumës
Artikulli tjetërBalla nga Durrësi: Angazhim maksimal i strukturave të policisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik