Ballina Flash

Manastirliu: Mbi 1300 thirrje çdo ditë në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Ekipi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore po i përgjigjet me sukses, në kohë reale, të gjitha thirrjeve për ndihmë të qytetarëve, pushuesve dhe turistëve në këtë periudhë me fluks të shtuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se “mbi 1300 thirrje çdo ditë në numrin unik 127 janë koordinuar me sukses nga ekipi Urgjencës me autoambulanca për dhënien e ndihmës së parë mjekësore në qytete dhe zona turistike, nga veriu në jug”.

Manastirliu shprehu mirënjohjen për punën ekipeve të gatishmërisë të emergjencave mjekësore.

Ndërsa në të gjithë vendin janë hapur edhe 30 qendra shëndetësore verore ku ofrohen shërbime, vizita, konsulta, mjekime, me përforcim të personelit shëndetësor, me stafe të cilat trajnohen në vazhdimësi, për të menaxhuar rastet urgjente, e po ashtu përforcim me barna dhe materiale mjekësore.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhurat nga TVSH rritje me 21.6 % gjatë 7-mujorit
Artikulli tjetërMFE: Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin 37 miliardë lekë